Avokati i njohur, Spartak Ngjela, është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha e ka gjetur armikun e tij dhe tani ja ka hedhur turmës.
Sipas Ngjelës, fundi politik I Berishës është i ditur dhe tani ai po akuzon edhe Uashingtonin.
Komentet Ngjela i bëri përmes një njoftimi.
Postimi i Spartak Ngjelës:
Saliu ndëkohë po kërkon të krijojë armikun, që këtë ta ketë si motiv edhe turma mbështetëse e tij.
Po ç’është kjo: gjetje, apo përsëritje e historive diktatoriale?
l.
Vulgi turbator
Këtë shprehje latine kanë thënë romakët e mëdhrnj për turbulluesin e turmës: turrbullues i vulgut.
Por, na duhet të vëmë në dukje se, në kohet moderne dhe, sidomos, gjatë shekullit të XX- ë këta turbullues turmash krijuan tiranitë më kriminale që kishte njohur historia.
Por, as Shqipëria nuk shpëtoi dot nga një i tillë vulgi turbator gjatë këtij shekulli: ky ishte Enver Hoxha.
Veçse, një i tillë është sot edhe Saliu, i cili kuptohet se është në fundin e vet politik.
ll.
Tani, të bën për të qeshur ky fundi i Saliut.
Sepse këta tipa kanë ekzistuar gjithmonë në histori.
Historianët e mëdhenj, këtë lloj tipi që ka gënjyer turmat dhe është në fundin e vet politik, e kanë quajtur:
Shqetësuesi i fundit i njerëzve të thjeshtë, i lindur nga llafazanët e kotë, nga gënjeshtarët dhe budallenjtë.
Por ajo që duhet të theksojmë tani si fakt historik, është e vërteta se këta tipa patologjikë e kanë në natyrën e sëmundjes së tyre armikun.
Ata duan të infektojnë me maninë e armikut të tyre turmën që i mbështet, duke aluduar që, armiku i tij është edhe armiku turmës së tij mbështetëse.
Sepse dihet nga psikologjia e turmës që vulgu kërkon gjithmonë të ketë një armik të prekshëm dhe konkret
Hitleri gjeti hebrejtë. Dhe i sëmuri gjermanët me armikun e tyre të madh – ebrejtë.
Hitleri për gjithçka që nuk shkonte mirë në Gjermani fajësonte ebrejtë. Derisa u tha turmave që e përkrahin se:
“Nuk ka ndonjë formë të punëve të pista dhe ku, të paktën, të mos jetë përfshirë një ebre”.
Enver Hoxha, nuk u tha hebrej armiqve që krijonte dhe i likuidonte me zhurmë propagande, por tha se ata ishin armiq të tij dhe të Shqipërisë. Dhe këtë ua përcillte turmave që i kish’ shthurur deri në sëmundje.
Dhe vulgu i Shqipërisë e mbështette se e kishte në natyrë të patologjisë së vet gjetjen e armikut të identifikuar.
Turma e përfshirë në politikën e pushtetit politik, kur gjen armikun e saj, krijon objektin konkret të shpirtit të vet të trazuar. Dhe këtu qetësohet dhe harron veten, se mendjen e ka te armiku i saj.
lll.
Por ja që, edhe Saliu, kuptohet se është i njëjti tip: ai duroi sa duroi, dhe e gjeti më në fund edhe ky armikun. Dhe këtë po ia shpreh përditë turmës që e mbështet. Dhe ky armik është kryeministri aktual: Edi Rama.
Por, nëse ish- kancelari gjerman nazist dhe sekretari i parë komunist i Shqipërisë e gjetën armikun dhe ua përcollën turmave të tyre nga pozitat e forcës, se ata ishin në pushtet kur “gjetën” armikun – Sali ziu e gjeti armikun duke mos pasur fare forcë, madje edhe i akuzuar nga Uashingtoni për korrupsion të nivelit të lartë dhe në bashkëpunim me Alkaedën.
Dhe, prandaj, ky nuk po e entuziasmon dot turmën e tij, dhe pse Saliu po mendon se kësaj turme ia ka gjetur armikun.
Po “armiku” Edi Rama, çfarë po bën? Ai ndihet i sigurt në pushtetin e tij, se arkaizmat e Saliut me armikun e popullit nuk afektojnë dot më njeri në Shqipëri.
E kuptoni tani se çfarë po ndodh në Shqipëri?
Po Alibejajn, i cili tani e ka në drejtim të tij Partinë Demokratike ligjore, a do ta shpallë armik Saliu?