Një krim brenda familjes tronditi Gramshin ditën e sotme. 75-vjeçari Xhavit Sinani vrau me armë gjahu bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani për motive që ende nuk dihen.
Autori është ndaluar nga policia, teksa familjarë të tij janë marrë në pyetje dhe janë shprehur të tronditur për ngjarjen. Ata kanë thënë se nuk e dinë se çfarëe ka shtyrë 75-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se fillimisht autori ka vrarë me arë gjahu gruan e tij dhe më pas ka shkuar drejt banesës së vëllait.
Ky i fundit ndodhej në oborr dhe pasi autori i është afruar, e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.
Familjarët pas krimit kanë njoftuar policinë, të cilët kanë ndaluar edhe autorin. Dyshohet se 75-vjeçari vuan nga depresioni, por ky informacion nuk është konfirmuar.
Në dëshminë e tyre, familjarë të 65-vjeçarit Shaqir Sinani dhe autorit të krimit dhe bashkëshortes k janë shprehur të tronditur dhe kanë thënë se nuk e dinë arsyen e krimit. /albeu.com