Sherri i disa ditëve më parë mund të ketë qenë shkaku I ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Fier, ku 41-vjeçari Elton Javori u vra nga Agim Gashi.
Palët janë përfshirë në një konflikt, gjatë të cilit ka pasur ofendime mes tyre.
Autori i dyshuar, Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel. Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit dhe dyshohet se është goditur vetëm me një plumb. Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.