Të tjera detaje janë mësuar nga atentati mafioz që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku mbetën të vrarë dy shqiptarë dhe u plagos një grua.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hasapesh, pasi dy shqiptarët kanë një të shkuar të errët kriminale në lidhje më narkotikët dhe jo vetëm.
Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç nga Vlora dhe Armando Ogranja 44 vjeç nga Berati janë dy shqiptarët që e ekzekutuan nga një vrasës profesionist i cili mësohet se para ngjarjes ka qëndruar i fshehur pas një shkurreje dhe më pas është futur në loka ku ka qëlluar 7 herë për 4 sekonda.
Çerçizaj rezulton të jetë i përfshirë në tragjedinë e 21 gushtit të vitit 2002, ku humbën jetën dy shqiptarë në tentativë për të kaluar me skaf si klandestinë drejt Italisë.
Kreshnik Çerçizaj bashkë me Dorian Serjanin, u akuzuan për dhëniu ndihme për kalim të paligjshëm dhe gjykata vendosi të dënojë me 7 vite burg 41-vjeçarin./albeu.com