Audi u përplas me pemën në Sarandë, rëndohet bilanci

Pas aksidentit fatal të mjetit tip Audi që u përplas me pemën në Sarandë, bilanci i të lënuarve është rënduar.

Deri më tani raportohet për katër të lënduar, ku mes tyre ndodhet edhe një fëmijë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr.3, Sarandë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. R., 57 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. R. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit L. R., 54 vjeçe, P. R., 31 vjeçe, si dhe një shtetas i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/