Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq.
Rreth orës 16:05, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, njofton policia.
Siç shihet edhe në foto, Audi ka rrëzuar shtyllë e energjisë elektirke.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Albeu.com.