Atletico ndalet nga Getafe, bëhet e “ethshme” gara për titull në Spanjë (VIDEO)

Skuadra e Atletico Madrid ka dështuar të fitoj ndaj Getafes në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Klubi madrilen u ndal u ndal në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan.

Në minutën e 70’të skuadra e Getafes mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq direkt u ndëshkua lojtari Nyom.

Edhe pse me një lojtar më shumë në fushë, skuadra e Diego Simeones nuk arriti fitore, duke e bërë kështu garën për titull më të ‘zjarrtë’.

Atletico mbetët në pozitën e parë me 63 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë, Real Madrid (57). /albeu.com/