Manchester City i sigurtë drejt titullit, mposht pa shumë probleme Fulhamin (VIDEO)

“Citizens” në fakt nuk arritën të shënojnë në pjesën e pare.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
 
Në pjesën e dytë, John Stones realizoi në min (47’) i ndjekur nga Gabriel Jesus në min (56’).
 
Sergio Aguero u rikthye me gol pas shumë ndeshjeve mungesë, sulmuesi argjentinas shënoi nga penaltia në min (60’).
Rezultati përfundimtar, Fulham 0-3 Manchester City.
 
City “blindon” vendin e parë me 71 pikë, ndërsa Fulham ka 26 pikë dhe mban vendin e 18-të në tabelë.


Shtuar 13.03.2021 23:07