Të tjera detaje ka bërë me dije policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Lezhë. Siç bëhet me dije në njoftim denoncimin e ka bërë vetë 43 vjeçari Aleksandër Deda i cili ka thënë se i kanë bërë atentat.
Menjëherë më pas policia ka shkuar në vendin e ngjarjes por nuk ka gjetur gëzhoja.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Sot rreth orës 14: 15, shtetasi A.D.,43 vjeç, banues në Lezhë ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili nuk ka marrë asnjë dëmtim.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes ss vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja.
Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për gjetjen dhe fiksimin e çdo provë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.