Një makinë në Lushnjë është gjetur e hedhur në kanal, dhe dyshohet të ketë lidhje me autorin e plagosjes së Edison Begajt në Vlorë.
Brenda mjetit tip Benz është gjetur një uniformë policie, e cila mund të jetë e autorit të atentatit.
Kujtojmë se Edison Begaj u plagos me disa plumba para shtëpisë së tij dhe në sy të familjes disa ditë më parë, nga një person i veshur si polic.
Kjo është arsyeja pse dyshimet janë që makina mund t’i përkasë autorit të atentatit.
Makina është transportuar për në komisariatin e Vlorës, në kuadër të hetimeve për ngjarjen./albeu.com