Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin e Vlorës, ku iu bë atentat dy efektivëve të policisë, Nako Mahmetaj dhe Anxhelo Breshani.
Mësohet se ndaj dy efektivëve një i Vlorës dhe një i Sarandës është qëlluar në derën e spitalit të Vlorës.
Policia është duke hetuar dy pista. Sulmi për shkak të detyrës, por edhe prej konflikteve personale që mund të lidhen me detyrën e efektivëve.
Gjatë mbrëmjes së djeshme mësohet se policia ka marrë në pyetje 10 persona, dëshmitar të ngjarjes kanë treguar llojin e automjetit ku ka qenë atentatorët dhe drejtimin që morën ata pas atentatit të dështuar.
Mësohet se pasi kanë goditur ata janë larguar në drejtim të fshatrave në pjesën e Lumit të Vlorës./albeu.com