Me urdhër të SPAK, Forcat RENEA, kanë ushtruar kontrolle mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (12 dhjetor 2024) në Shkodër dhe fshatrat përreth, me në në fokus banesat e personave me precedent penal.
Mësohet se kontrollohet po bëhen në lagjet Dobraç, Kiras, Rrus, Dergut që janë lagje të Shkodrës dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter, me qëllim mbledhjen e provave për zbardhjen e masakrës së 30 Tetorit ku mbetën të vrarë 4 persona.
Bëhet me dije se një nga banesat e kontrolluara, është edhe ajo e Safet Bajrit.
Raportohet se deri në këtë fazë nuk ka të arrestuar, por janë gjetur materiale të tjera që janë sekuestruar, përfshirë dhe armë që do të ekspertohen nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Ndërkohë, disa persona janë shpallur në kërkim policor, por mbeten të rezervuara informacionet mbi dyshimet që ka organi i akuzës për rolin e tyre.
Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskompetencë duke ia kaluar aktet SPAK-ut.