Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, ku mbeti i vrarë Klisma Preci dhe u plagos Ylli Brahimi.
Berisha shprehet se dënon aktin e rëndë, duke shtuar se qyteti është në sundimin e plotë të bandave.
Statusi i Berishës:
Laçi në terror! Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet.
Gjithashtu Berisha ka ndarë në Facebook edhe video të ngjarjes së rëndë./albeu.com/