Atentati me 1 viktimë në Vlorë, Artan Hoxha: Mos e gëzofshi sezonin o çuna!

“Mos e gëzofshi sezonin “çuna”!!! Eshtë “merita” juaj që vlera e jetës së një shqiptari është ulur në koston e një karikatori AK-47…”

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen mafioze të biznesmenit Bledar Birçaj në Vlorë.

Në një staus në Facebook, Hoxha shkruan se “çunat problematikë” e inauguruan sezonin pranverë-vjeshtë 2021 te “Bishti i Kalldrëmit”, nën moton e vjetër, “godit, asgjëso dhe largohu pa firo”, ndërkohë që të gjithë prisnin që të çelej turizmi me një ceremoni pompoze nga Bashkia e Qeveria.

Ai shton më tej se është merita e këtyre djemve që jeta e një shqiptari vlen sot sa karikatori i një “AK-47”, teksa dhe mallkon: Mos e gëzofshi sezonin “çuna”!!!

Reagimi i plotë:

Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 te “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…

Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!! Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47.


Shtuar 10.05.2021 16:59