Në rrjet po qarkullon një lajm se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, është arrestuar nga policia. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Atdheu shihet i shtrirë në makinë me duar para, teksa policia i vendos prangat.
Arsyeja e arrestimit nuk dihet ende dhe në portretin e Atdheut nuk kuptohet qartë nëse ai është i shqetësuar apo jo për gjithë situatën. Nga ana tjetër kanë nisur dyshimet që kjo të jetë thjeshtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen për ndonjë projekt të ri të Atdheut. Ndërsa vetë ky i fundit nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje.
Kjo nuk është hera e parë, që Atdheut i vihen prangat në kryeqytet. Teksa ai ishte pjesë e programit në rrjete sociale qarkulloi një tjetër video ku ai shihej i rrethuar nga policia. Asokohe Atdheu tha se policia e kishte ndaluar për “armëmbajtje pa leje”, por sipas tij më vonë u la i lirë sepse kjo akuzë nuk ishte e vërtetë, shkruan iconstyle.
Kujtojmë se pas daljes nga “Për’puthen”, Atdheu ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për lidhjen e tij me ish-konkurrenten tjetër, Sarën. Ata të dy nisën njohjen në emision dhe më pas lidhja vazhdoi pas daljes, por nuk zgjati shumë. Vetëm pak muaj më vonë ata u ndanë përfundimisht me njëri-tjetrin pa treguar se cila ishte arsyeja që i çoi drejt këtij vendimi.