Gazetari Artan Hoxha dhe pedagogu Mark Marku u përplasën ashpër në studion e emisionit Opinion lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike.
Ka qenë një fjali e Artan Hoxhës që tha se, Basha mund ta kishte shmangur gjithçka ndodhi në protestë, që ka sjellë reagimin e Mark Markut, që pasoi: “Ju po thoni sikur ata po hanin byrek aty dhe doli Basha dhe i sulmoi”.
Pjesë nga debati:
Artan Hoxha: Nuk u zhgënjeva nga kjo që bëhej, e di që kjo është taktika që vepron gjithmonë Berisha. Zhgënjimi ishte nga Basha. Në protesta të tilla, Berisha është njeriu i aksionit. Basha mund ta shmangte këtë gjë duke dalë nga selia.
Mark Marku: A mundet pak?
Artan Hoxha: Jo një minutë… Një fjali të fundit kam, e mbylla.
Mark Marku: S’kemi ardhur të të dëgjojmë ty se të kishim dëgjuar në shtëpi ne. E paska fajin Basha që sulmojnë ata.
Artan Hoxha: Jo nuk e thashë atë gjë.
Mark Marku: Ju po thoni sikur ata po hanin byrek aty dhe doli Basha dhe i sulmoi.
Artan Hoxha: Mark, po më dëgjove thashë tjetër gjë.
Mark Marku: Mos u tallni tani. Ju po harroni gjënë kryesore.
Blendi Fevziu: E doni Hoxhën këtu?
Mark Marku: Jo jo s’ka kuptim kështu se është turp.
Artan Hoxha: O Mark, turp është ajo që i çoni demokratët në këtë derexhe. Ky është turp, dhe t’ju vijë turp që i keni çuar kështu. Që i merrni bishta kazme dhe qëllojnë njëri-tjetrin. Opozita e Shqipërisë dhe del ai me qese domate Kryeministri. Ky është turp dhe duhet t’ju vijë turp që i keni katandisur kështu. Turp është ky që i keni bërë Shqipërisë dhe demokratëve./albeu.com/