Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë vdeje.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar edhe 14 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155.951 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 150.237 janë shëruar dhe 5.488 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 226./albeu.com