Asnjë vdekje dhe 18 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 18 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 23 qytetarë, ndërsa janë 510 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 5560 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.519.933. Deri më tash 686.239 qytetarë janë vaksinuar me dy doza./albeu.com


Shtuar 21.10.2021 15:15