Asnjë vdekje dhe 11 raste me Covid-19 në Kosovë

11 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit, në Kosovë. Raste vdekjeje nuk janë  regjistruar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 23 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 339.

“Nga 646 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740. Në total numri i rasteve aktive është 339”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.