Asllan Dogjani: Kryeministri s’është mirë nga koka, Spiropali: Mos guxoni të fyeni në foltoren e parlamentit

Këtë të enjte, një debat i ashpër u zhvillua në parlament mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani.

Dogjani u ndal tek ngjarja e rëndë në Gjirokastër, duke thënë se një 17-vjeçare u vetëvra për shkak të fajit të shtetit, pasi bullizohej, se nuk kishte mundësi të blinte një fustan si shoqet e saj.

Ai më tej tha se; “vetë bashkëpunëtori i Ramës ka thënë se kryeministri sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit”.

Spiropali i tha Dogjanit se nuk mund të përdorte fyerje në foltoren e Kuvendit. Ndërsa, Dogjani iu kthye se duhet të mos fliste ditën e sotme.

Asllan Dogjani: “Një 17-vjeçare në Gjirokastër u vetëvar, sepse bullizohej nga shokët e shoqet e klasës. 17-vjeçaren e vrau Edi Rama se e la të varfër, sepse e la të pamundur të vishte një fustan, e vrau shteti se nuk kishte mundësi të vishej si shoqet e veta. Jeni të pashpirt. Mendoni se çfarë dhimbje kanë prindërit e kësaj 17-vjeçareje sepse psikologët e shkollës nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë ngjarje të rëndë. Nuk bëtë gjë as për 14-vjeçarin Martin Canin, duke lënë prindërit në dhimbje të madhe. Rama e ka kthyer Ministrinë e Brendshme në një vegël për pushtetin e tij. Si mund të mbani përgjegjësi, kur keni kryeministër që jeton si monark. Kemi kryeministër që sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit, e ka thënë zv ministri, sepse dukshëm nuk është mirë nga koka”.

Elisa Spiropali:Përfundo fjalën. Mos guxoni të flisni mbi fyerje e shpifje”.

Asllan Dogjani:Mbylle ti gojën. Po them atë që kanë thënë bashkëpunëtorët tuaj”.

Elisa Spriopali:Është e papranueshme që të fyeni zyrtarë të lartë, kryeministrin, ministra apo deputetë”.


Shtuar 13.02.2025 10:53