Askush si Partizani, shënon sërish gol pas minutës së 90-të dhe del me 3 pikë nga Laçi (VIDEO)

Partizani vazhdon përsëri të çuditë me gola në minutat shtesë të ndeshjeve. Edhe sot, një i tillë i ka siguruar fitoren Partizanit në një transfertë shumë të vështirë ndaj Laçit.

Kur u mendua se ndeshja u mbyll në barazim, madje në fund ishte Laçi që po sulmonte, kampionët në fuqi, në minutën e parafundit Taipi realizon një gol shumë të bukur me kokë pas krosimit të Kekos.

Shiko golin

Ishte ndeshja e katërt radhazi që Partizani fiton ndeshjen nga minuta e 90-të e më pas. Një fitore me shumë vlerë që mban të kuqtë në krye, me pikë të barabarta me Egnatian, por kanë edhe një ndeshje më pak, atë me Teutën e startit të sezonit.


Shtuar 1.11.2023 16:20