“Askush që ka shit kaq shumë sa ju nuk ka shpëtuar pa humbur gjithë pasurinë”, porosia që Erzen Breçani i jep të birit, Eralbit

“Askush që ka shit shumë si ju, kurrë nuk ka shpëtuar pa humbur pasurinë e familjes dhe familjen e vet”, kështu i drejtohet në një bisedë Erzen Breçani djalit të tij Eralbi Breçani gjatë një komunikimi me SKY mes tyre.

AlbEu.com, ka siguruar dosjen hetimore “Metamorfoza 2”, ku janë zbardhur përgjimet në SKY mes grupit të Ervin Matës, Eralbi Breçanit, Ismail Elezit, Dedan Gjonit dhe dia zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të policisë.

Ajo që bie në sy ëhstë një bisedë mes ish-zv.Drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili në një komunikim me të birin i këkron këtij të fundit të heqë dorë nga kjo punë.

Madje breçani refuzon në një bisedë me Ervin Matën edhe 500 mijë euro, të cilat i jepen për ti investuar te Hidrocentrali.

/Taulant Halili/ AlbEu.com/


Shtuar 22.11.2023 19:50