Arti në zi, aktori i njohur shqiptar ndërron jetë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme ka ndërruar jetë aktori i njohur nga Kosova, Syl Kuqi.

Lajmin e ka konfirmuar Teatri Kombëtar i Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik.

Kuqi, ishte aktor në Teatrit Kombëtar për dekada me radhë, ku në karrierën e tij ka edhe filma artistik mjaft të njohur.

Postimi i plotë:

25 dhjetor 2021

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.

Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit. Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik.

Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës./albeu.com/


Shtuar 25.12.2021 22:03