Artan Hoxha: SPAK do të godasë si rrufeja, zyrtarët e lartë të frikësuar nga përgjimi

Gazetari Investigativ Artan Hoxha, duke folur për arrestimin e ish- zv. ministren e Brendshme Rovena Voda është shprehur se nuk është masa e sigurisë ajo që vendos për rëndësinë e hetimit dhe gjykimit. Ai ka thënë se “arresti me burg” është i nevojshëm për kriminelë që rrezikojnë të bëjnë krime të tjera duke zhdukur prova apo edhe duke u arratisur.

“Voda ka qenë e angazhuar në media. Nuk është njeri i parëndësishëm. Hetimi dhe gjykimi do e provojë nëse është i drejtë arrestimi. Dhe kishte aludime se pse sillet me dy standarde drejtësia. Ideja është se kodi penal ka masë sigurie të ndryshme. Paraqitje, arrest shtëpie dhe arrest me burg. Në rastin konkret siç kemi të bëjmë me zyrtarë. Masa nuk vendos mbi sa e drejtë është hetimi. Kjo vlerësohet njëlloj se masë sigurie është. Edhe marrja e pasaportës. Ti e ke larguar nga detyra. SPAK ka shumë përgjime. Se leja është 10-15 ditë dhe pas çdo leje shkon në gjykatë dhe kërkohet kohë shtesë.” tha Hoxha.

Më tej Hoxha është shprehur se me dosjet që ka parë në SPAK, ky institucion pritet të godasë zyrtarë shumë të lartë. Sipas tij nën hetim janë shumë dosja që pritet të përfundojnë me arrestime të mëdha.

Ndërkohë Hoxha ka dhënë edhe një detaj tjetër interesant. Duke folur për përgjimet nga prokuroria, Hoxha ka shtuar se në komunikimet e tij me zyrtarë të lartë i kërkojnë që të përdorin aplikacionin “Signal” që sipas tyre është pak më i sigurt.

“Duhet të ngjitet lart. Se unë i kam marrë për punën dhe thonë a ke “Signal” se ky program është i sigurt. Edhe zyrtarë të lartë. Flas me njerëz të kërkuar. Dhe sigurisht do flas me ta. Se sado që të mundohen por cdo gjë është e përgjueshme. Nëse sot mund të përgjosh cdo kënd. Është përdorur si metodë e kollajtë përgjimi. Është indice. Unë besoj se SPAK nuk e ka marrë kot atë vendim se ka dyshimet e veta. Di që në SPAK ka hetime për zyrtarë të lartë. Ato që kam parë synohet të goditet lart. Që nga maja deri në fund. Si rrufeja. Urojmë që SPAK të ketë suksese./abcnews.al


Shtuar 14.07.2021 13:35