Artan Hoxha për vrasjen e Bardhok Pllanajt: Shkodra nuk ka njisha (FOTO LAJM)

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e Bardhok Pllanajt mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Sipas Hoxhës, kjo ngjarje nuk ka lidhje me ato që lidhen me terminologjinë që media e përdor “si i forti i Shkodrës”.

“Me 1 dhjetor 2020, media shkroi, se u vra “i forti” i Shkodrës. Sot në mbrëmjë, sërish media shkroi, se u vra “kumbari” i Shkodrës… Sa herë duhet ta shkruaj?! Kolegë, korrigjoni titullin, historia i ka dhënë të drejtë, batutës: Shkodra, nuk ka njisha…. Edhe pas vrasjes së radhës, e njëjta gje edo të shkruhet… Por sërish, Shkodra, nuk do të ketë njisha…”, shkruan Hoxha.

Ai e shoqëron këtë postim edhe me foto të ngjarje të ndodhura në qytetin më të madh verior, si vrasje e Mir Koçisë apo e Ridvan Ramazanit, që etikoheshin si të fortët e Shkodrës.

Shtuar 5.04.2021 10:04