Gazetari Artan Hoxha, ka rrëfyer në “Abc Live” udhëtimin e tij në Dubai dhe takimin me shqiptarët e përfshirë në botën e krimit.
Sipas Hoxhës, shqiptarët që ishin në shumë vende të ndryshme në kërkim për krime të rëndë dhe trafik droge lëviznin të lirë nëpër luksin e Dubait. Gazetari ka theksuar se shqiptarët lëviznin me makina të blinduara dhe luksoze me çmimet që shkojnë nga 200-800 mijë euro.
Hoxha ka theksuar se Dubai njihet si “Parajsa Penale” dhe si “Parajsa Fiskale”, pasi sipas ligjeve të këtij emirati, askush nuk të kërkon llogari se si i ke fituar paratë apo se çfarë të kaluare ke, mjafton që paratë t’i investosh në mënyrë të rregullt.
“Të gjitha parat i investon pa dhënë llogari. Do zbatosh vetëm rregullat e emiratit të Dubait. Shtetësi ata nuk të japin. Shqiptarët lëviznin me mjete të blinduara 200-800 mijë euro.” ka theksuar mes të tjerash Artan Hoxha.