Artan Grubi shprehet optimist: Nuk është koha për krizë, të përveshim mëngët

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, është shprehur se nuk është momenti për krizë, por është koha që palët të përveshin mëngët.

Grubi në një dalje për media, komentoi edhe hyrjen e Alternativës në Qeveri.

Grubi i ftoj të gjithë deputetët që dëshirojnë rrugën euroatlantike të vendit të bëhen pjesë e shumicës.

“Z. Zaev ka kontakte direkte me Alternativën dhe në çdo kohë po na informon. Edhe ne kemi kontaktet tona me anëtarët e partisë, çdo herë, ashtu edhe siç thash të gjithë janë të mirë se ardhur, ata që duan rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Të gjithë ata deputetë që dëshirojnë Maqedoni progresive janë të mirë se ardhur sepse vetëm kështu mund ta çojmë përpara shtetin. Nuk është koha për krizë, koha është të përveshim mëngët, ashtu siç bëmë për NATO, për Marrëveshjen e Prespës…”, theksoi Grubi./albeu.com/