Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh

Që prej orës 9:00 të mësohet se ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Prokuroria e Posaçme, pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, ka sekuestruar pjesën e dytë të sipërfaqes së investimit strategjik të bashkëshortit të Olta Xhaçkës.

SPAK ka regjistruar një procedim penal përsa i përket një kallëzimi të bërë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili pretendon se nga ana e Bashkisë Himarë, e cila drejtohej nga Jorgo Goro, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar një pronë në mënyrë të parregullt për të bërë të mundur ndërtimin e një trualli tjetër në këtë pronë me dokumenta jo të rregullta dhe dyshimet janë se janë dokumenta të falsifikuara.

Nga ana tjetër, Artan Gaçi duhet të japë shpjegime përballë SPAK se si e ka përfituar ai këtë pronë për të marrë statusin e “investitorit strategjik” dhe cilat janë praktikat që janë ndjekur.

Prokuroria e SPAK së bashku me agjentët e BKH kanë vajtuar edhe në Bashkinë e Himarës dhe kanë sekuestruar të gjithë dokumentacionin përkatës, për të cilën Fredi Beleri pretendon se prona është tjetërsuar në mënyrë që Artan Gaçi ta përfitonte dhe të merrte statusin e investitorit strategjik.

Në lidhje me këtë tokë, në atë që thuhet në kallëzimin e Belerit, është një sipërfaqe prej 5 mijë e 512 metra katrorë. /albeu.com


Shtuar 3.05.2024 13:04