Arsyet pse bateria e telefonit tuaj mbaron shpejt

Nëse i përkisni kategorisë së njerëzve që ankohen shpesh se celularit të tyre u mbaron bateria shumë shpejt, atëherë ndoshta duhet të shikoni arsyet pse po ndodh kjo.

Shikoni disa nga arsyet më të mundshme më poshtë…

Ju lini shumë aplikacione në sfond

Sa herë që përdorni një aplikacion, duhet ta mbyllni kur të keni mbaruar nëse pajisja juaj e lejon. Përndryshe, gjithçka që do të arrini është që bateria juaj të mbarojë më shpejt.

Keni qenë në një zonë që nuk ka një sinjal të mirë për një kohë të gjatë

Kur ndodheni në zona ku sinjali është i dobët, vendoseni celularin menjëherë në modalitetin “Aeroplan” sepse në të kundërt do të humbasë shumë më shpejt. Kjo për shkak se celulari bën shumë më tepër përpjekje për të gjetur një rrjet kur sinjali është i dobët. Kjo harxhon më shumë bateri.

Ju përdorni shpesh karikues me valë

Mund të jenë shumë të përshtatshëm, por karikuesit me valë, për fat të keq, e mbinxehin gjithashtu baterinë tuaj. Pra, përdorni ato vetëm kur ka një nevojë reale.


Shtuar 17.06.2023 07:17