Arsenal përdor “opsionin”, zgjat me 1 vit kontratën e Bukayo Saka

Arsenali ka vazhduar kontratën me Bukayo Saka.

Marrëveshja aktuale me anësorin ishte llogaritur deri në verën e vitit 2023 dhe Arsenal ka aktivizuar opsionin për të vazhduar kontratën edhe për një vit, sipas mediave angleze.

Ndërkaq, palët po diskutojnë edhe për vazhdimin e mëtejshëm të kontratës, me negociatat që po shkojnë mirë mes klubit dhe lojtarit.

Në 16 ndeshje në Premier League këtë sezon, Saka ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 6 të tjerë. /albeu.com


Shtuar 2.01.2023 18:07