ARRSH jep lajmin e mirë: Gati hapja e tunelit tjetër tek ish-sheshi Shqiponja (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se së shpejti pritet të hapet një tjetër tunel tek ish sheshi Shqiponja. Ky tunel pritet të lehtësojë trafikun që krijohet prej disa muajsh në hyrje të Tiranës.

Sipas ARRSH pas hapjes së tunelit nr.4 është lehtësuar qarkullimin, ndërsa shtojnë se pas hapjes së tunelit tjetër atë nr.3, do të shërbejë për qarkullimin e makinave nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe për t’i dhënë përparësi ndërtimit të tuneleve në proces.

“Sheshi Shqiponja ku pas hapjes së tunelit Nr. 4️⃣ që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet e mundur edhe hapja e tunelit Nr. 3️⃣ i cili do të shërbejë për qarkullimin e makinave nga Durrësi ? në drejtim të zonës së Astirit dhe për t’i dhënë përparësi ndërtimit të tuneleve në proces ✅“, shkruan ARRSH karshi videos.


Shtuar 30.03.2021 12:08