SONDAZHI/ Rama e quajti “huligan”, kush është kandidati i PD-së që kryeson listën në Elbasan

25 prilli është vetëm pak javë larg, ndërsa në Shqipëri ka nisur ndjeshëm fushata elektorale nga të gjitha forcat në garë.

Një ndër qytetet ku pritet të ketë një sfidë të fortë është edhe qyteti i Elbasanit.

Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se demokratët në Elbasan preferojnë më së shumti Dashnor Sulën, i cili në listën e PD-së është i pari.

Ai ka marrë 38.98% të votave duke lënë pas Lucciano Boçin me 31.59% dhe Gazmend Bardhin me 9.09%.

Në listë bie në sy edhe prurja e re e demokratëve Flutura Açka, shkrimtare e njohur në vend e cila ka arritur të marrë 4.55% edhe pse është hera e parë që kandidon në zgjedhje.

Kujtojmë se Dashnor Sulën, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si huligan, teksa ka kujtuar një episod, sipas kryeministrit të ndodhur në stadiumin e Peqinit.

“Dash Sula është kthyer Dash Sula vetë Dash Sula! I cili në pikën më impresionuese të karrierës ke pasur në stadiumin e Peqinit. Për ato  që nuk lidhin emrin me figurën, është ai pamjet e të cilit bënë xhiro në media, ku doli si laraskë, se shqiponjë është fjalë e madhe, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëri Shqipëria fiton me Dash Sulën.! Dash Sula është hata fare, Elbasanit në Aleksandër Xhuvanit i prezantohet Dash Shula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si një huligan veteran. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. O zot, Dash Sula!’- tha Rama gjatë një takimi në Elbasan. /albeu.com/

Partia Demokratike, rezultatet në qytetin Elbasanit


Shtuar 30.03.2021 12:03