ARRSH apel pas hapjes së Rrugës së Arbrit: Tregoni kujdes në bypass-in e Murrizit

Sot, në Ditën e Çlirimit, është hapur dhe qarkullimi në Rrugën e Arbrit. Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që do të përshkojnë rrugën të tregojnë kujdes, sidomos në bypass-in e Murrizit.

“Nga sot Tirana dhe Dibra janë më afër. Rruga e Arbrit, një ëndërr shumëvjeçare, por e lënë në harresë, tashmë është e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve duke shkurtuar distancën, kohën dhe kostot e udhëtimit. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit, veçanërisht në bypass-in e Murrizit. Ndërkohë puna do të vijojë pa u ndalur deri në përfundimin e plot të të gjithë veprës”, shkruan ARRSH./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 17:38