Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vijuar aksionin për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Paraditen e sotme ndodhen në Maminas, por aksioni nuk ka vijuar qetës sepse pronarët e bizneseve aty pranë e kanë kundërshtuar. Ata janë shprehur se mbyllja e hyrje-daljeve do të bënte të pamundur zhvillimin e aktivitetit të tyre, sepse rruga dytësore që të çon në biznese është shumë larg.
Për të qetësuar situatën, në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie./albeu.com