Arriti marrëveshje me Sebinë, Rama për sulmin ndaj Kurtit: Nuk jam dakord, ai u soll si kryeministër

Pas rënies dakord për marrëveshjen e targave me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u sulmua me qershi nga disa përfaqësues të PDK-së.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter, i cili i ka dalë në krah Kurtit duke thënë se ky veprim nuk ishte i duhur dhe se sulmi ndaj ti është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg.

Të lidhura

None found

EDI RAMA NË TWITTER

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”c

 

 

Kujtojmë se sulmi ndaj Kurtit ka ndodhur pasiten e sotme ku dhe përfaqësues të PDK-së kanë dhënë dhe një deklaratë për shtyp.

“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”./albeu.com


Shtuar 24.11.2022 22:26