Një ngarkesë prej 20 kilogramësh kokainë të pastër me një vlerë tregtare mbi 4 milionë euro, është sekuestruar nga policia e Foggia-s, pranë daljes së autostradës veriore në Daunian.
Në pranga ka rënë 40-vjeçari shqiptar, i cili ndodhej në një makinë me targa gjermane.
Gjatë një kontrolli në makinë, policët zbuluan drogën e ndarë në 18 pako, të fshehur në një fund të dyfishtë me një sistem hapjeje me telekomandë./albeu.com