Dejvi Bregu ka startuar sot eksperiencën e tij të re te skuadra nga Riadi, Al Zulfi. Me anë të një publikimi në rrjetet sociale, sulmuesi 30-vjeçar ka përcjellë emocionet e para për këtë lëvizje të radhës në karrierën e tij, ndërsa në fotot e postuara dallohet qartë dëshira për të vazhduar në të njëjtën linjë pozitive.
“Sfida të reja”, shkruan sulmuesi vlonjat në postimin e tij, teksa shfaqet duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me pjesën tjetër të ekipit.
Të lidhura
None found
Për ish-lojtarin e Dinamos, ky përbën një hap të rëndësishëm, pasi gjatë periudhës me kryeqytetasit la pas vetëm përshtypje të mira. Kujtojmë se për Bregun kishte interes edhe nga Teuta, siç raportoi “Newsport.al” pak ditë më parë, por vetë futbollisti kishte vendosur të largohej nga Shqipëria për të provuar një etapë të re përtej kufijve.
