Gjatë një operacioni policor në Romë, në pranga kanë rënë 5 persona, përfshirë edhe Matteo Costacurta, të njohur si ‘Princi’.
Sipas burimeve nga La Republica, 38-vjeçari quhet Princ pasi ai mban një mbiemër të fisnikërisë veneciane.
Gjithashtu bëhet me dije se Costacurta ka një shtëpi në Olgiata, drejton një B&B në zonën e San Pietro dhe është i apasionuar pas Polo, si dhe është shumë aktiv nëpër festa. Sipas mediave italiane, ai kishte një jetë të dyfishtë.
Costacurta, së bashku me një burrë tjetër, akuzohen për kryerjen e vrasjes së Alessio Marzani.
Lidhja e tij me shqiptarët:
Daniele Gallarello , një trafikant droge i drejtohet Elvis Demçes (bosin italo-shqiptar) dhe Daniele Corvesi (ish-futbollisti i të rinjve të Lazios) 45 mijë euro për të punësuar një vrasës me pagesë që vret Alessio Marzani. Arsyeja? Ky i fundit i kërkonte një mijë euro në muaj nga Gallarello, si dëmshpërblim dhe mirëmbajtje, pasi e kishte ruajtur drogën për llogari të personave të tjerë.
Demçe dhe Corvesi, punësuan Matteo Costacurta dhe një burrë tjetër (aktualisht ende anonim) për të realizuar planin. Ata planifikojnë operacionin në detaje. “San Pietro” është një nga pseudonimet e Matteo Costacurta, i cili përmendet në përgjimet që janë zbuluar pas ndalimit të Demçes.
Më 22 tetor 2022, Alessio Marzani bie viktimë e një prite në via Leonardi, në Acilia. Ai e gjen veten përballë dy vrasësve. Autorët e mbështjellin teksa ai ngiste një biçikletë dhe e qëlluan me armë në drejtim të tij, duke e goditur në gjoks dhe në krahun e majtë. Marzani arrin që të arratiset brenda një pallati. Një banor i hap derën, ndërsa një fqinj kontakton me karabinierët.
Arrestohet ‘PRINCI’ në Itali, vrasësi vepronte për
Matteo Costacurta, një person me “natyrë shumë të lartë kriminale”
‘La republicca’ shkruan se Costacurta, është një person me “natyrë shumë të lartë kriminale”. Sapo ai merr foton e personit që do të eliminohet, vë planin në zbatim.