Arrestohet me urdhër të SPAK Akil Nerjaku

Akil Nerjaku është arrestuar nga policia me urdhër të SPAK në Durrës. Ai ra në pranga në kohën kur në Nikël bëhej kontroll në banesën e Ramazan Rrajës.

Po ashtu bëhet me dije se në këtë operacion janë ndaluar edhe dy persona të tjerë.

Nerjaku i shpëtoi një atentati në zonën e plazhit në Durrës, pasi plumbi përshkoi një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

Dyshohet se autori e ka ruajtur shenjëstrën i cili lëvizte me një “G – Class” të blinduar.

Akil Nerjaku rezulton një person me precedentë të theksuar kriminalë dhe është arrestuar disa vite më parë për armëmbajtje pa leje.

/albeu.com


Shtuar 20.01.2023 09:26