Arrestohet kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka, një avokat dhe një ish-oficere e Krimeve të Rënda (Emrat)

Mëngjesin e kësaj të hëne, është arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës. Burime bëjnë me dije se për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar urdhër-arreste edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një ish-oficere e Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, si dhe për avokatin, Radovan Çela.

Ende nuk dihet detajet se për çfarë akuzohen prokurori, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore.

Zarka më 9 Maj të vitit 2022, u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës.

Ndërkohë, rreth një muaj më parë, ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kaloi shkallën e parë të vettiungut.

Emrat e plotë të 4 personave të arrestuar me urdhër të SPAK

1. Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë.

2.⁠ Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë të Magjstraturës, ish-oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, aktualisht magjistrate.

3. Astrit Vladi

4. Radovan Çela.


Shtuar 29.07.2024 09:07