Arrestohet 37 vjeçari turk në portin e Durrësit

Policia kufitare ka vënë në pranga një shtetas turk në Portin e Durrësit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 37-vjeçari me iniciale Z.I  banues në Turqi është vënë në pranga pasi tentoi të kalojë kufirin me karta bullgare.

Ai është kapur në flagrancë nga policia në pikën kufitare të Portit të Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i Letërnjoftimeve i Pasaportave ose Vizave” shtetasin Z. I., 37 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë dhe kartë identitetit Bullgare të dyshuara si të falsifikuara nga Pika Kufitare e Kufirit të Portit Durrës. /albeu.com/

 


Shtuar 22.11.2021 18:32