Arrestohet 25-vjeçari nga Kosova në Serbi

Në një grup në Facebook, i cili bën thirrje për bojkotim të produkteve serbe, një qytetar ka njoftuar se është arrestuar nja shqiptar nga Kosova në Serbi.

Blerton Ademi shkruan në Facebook se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Tefik Sejdiu, i cili sipas Ademit është arrestuar nga agjentë të policisë serbe.

“Policia serbe vazhdon terrorin ndaj shtetasve të Kosovës. Tefik Sejdiu i moshës 25 vjeçare u arrestua sot nga agjent të policisë serbe gjatë udhëtimit nëpër Serbi”, ka shkruar ai.

/Albeu.com./


Shtuar 8.01.2023 19:11