Arrestimi i vrasësit të Kastratit, si ndryshoi strategji RENEA për t’u futur në lagjen e “të fortëve” në Nikël

Detaje të reja bëhen me dije nga operacioni i djeshëm në Nikël, ku dhe u arrestua një nga vrasësit e Shkëlzen Kastratit.

Për shkak të frikës së dekonspirimit të këtij operacioni forcat speciale, ndryshe nga herët e tjera kamë zbarkuar në zonën e Niklës jo me blinda, por me automjete private. Javët e fundit Forcat RENEA kanë ndërmarrë disa operacione në zonën e Niklës, për kapjen e 4 të shpallurve në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, por në të paktën 3 raste, ato kanë dështuar. Edhe pse autoritetet kanë pasur informacione të sakta për vendodhjen e personave të shpallur në kërkim, ato gjatë operacionit janë “zhdukur”, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Autori Albert Zaja pas arrestimit, fillimisht është dërguar në drejtorinë e Tiranës, e më pas është dërguar në drejtorinë e policisë së Fierit, ku këtë të të martë ai pritet të dalë përpara gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura ndaj tij.

Në momentin që ka parë se ishte rrethuar nga Forcat Speciale, 37-vjeçari ka tentuar të groposë në baltë një armë zjarri tip pistoletë që mbante me vete, por pa sukses pasi është arrestuar nga uniformat blu.


Shtuar 22.03.2021 15:26