Arrestimi i Vangjush Dakos, Ibrahimaj shmang pyetjen: Nuk shprehemi për vendimet e drejtësisë

Ministrja, Delina Ibrahimaj, u pyet sot nga gazetarët në lidhje me arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Ajo tha se nu i takon asaj të shprehet për vendimet e drejtësisë. Ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK-ut nën akuzën e korrupsionit.

Dako u arrestua dje bashkë me disa ish-zyrtarë të bashkisë Durrës për korrupsion, pasi kanë lejuar ndërtimin e një pallati në vitin 2014-të, i cili u shpemb në 26 nëntor të vitit 2019-të, dhe pas hetimeve rezultoi se ishte pa leje.

Pallati ishte ndërtuar nga Fiqiri Faruku, i cili është vënë në pranga, ndërkohë pritet dhe arrestimi i inxhinierit të firmës.

/albeu.com/