Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës për korrupsin, kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim krerët e Bashkive në vend.
Gjatë mbledhjes ai u ka bërë thirrje të vënë gishtin kokës, duke shtuar se mandati I tretë kërkon trefish investim.
“Nuk nisemi nëse ai është fajtor, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë për ata që paguhen. Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim, t’i vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës. Disa ishin shprehur se isha kujtuar vonë për ndryshimet në Polici dhe korrupsionit në polici që e shoqëron në çdo hap si hije dhe luftën e kërkesës për ryshfet rrugëve që shfaqen me avazin e vjetër të abuzimit të neveritshëm, nuk jam kujtuar vonë”, tha Rama./albeu.com