Arrestimi i Tahirit, Dritan Zagani: Do të dalë shpejt nga burgu dhe do gëzojë lekët që se di as ku i ka

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili denoncoi i pari publikisht lidhjen e Saimir Tahirit me klanin e Habilajve në Vlorë, ka reaguar pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg.

Zagani ka thënë se Tahiri nuk do të mbahet për kohë të gjatë në burg dhe sipas tij, shumë shpejt do të vijë dita që ai do të dalë prej aty.

“Saimir Tahiri do të dalë shumë shpejt nga burgu dhe pastaj do të hajë gëzuar lekët që nuk e di as vetë se ku i ka. Disa muaj do të bëjë burg”, është shprehur Zagani.

Pra sipas tij, është bërë një pakt, ose një marrëveshje politike për ish-ministrin që ai të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në qelitë e burgut./albeu.com/