Pas klipit me skena +18, Enca është në dilemë për protagonistët: Kë të marr e kë të lë (FOTO LAJM)

Kënga “Rakia” që Enca publikoi pak ditë më parë bëri një bujë të madhe dhe kjo si pasojë e videoklipit mjaft të nxehtë dhe skenave +18 me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Beartin.

Por Bearti nuk ishte djali i vetëm që shfaqet në klipin e këngëtares. Në klipin e “Rakia” protagonist ishte dhe një tjetër model, i cili luan rolin e ish të dashurit të Encës. Në fakt modeli në fjalë nuk është i njohur për shqiptarët, sepse është mësuar se ai është me origjinë nga Serbia. Djali që shfaqet në klipin e Encës quhet Stefan Stojanovic dhe në Instagram tregon se punon si dizajner këpucësh. Nuk dihet se si mund të jetë njohur Enca me modelin nga Serbia, por mesa duket këngëtares i ka bërë goxha përshtypje dhe nuk ka hezituar aspak që ta ftojë si protagonist në klipin e saj.

Pak orë më parë Enca ka publikuar një foto me dy protagonistët e “Rakia” ku është në dilemë. “Kë të marr e kë të lë”, shkruan këngëtarja krah fotos me Beartin nga Kosova dhe modelin nga Serbia./albeu.com/

Shtuar 6.07.2021 10:34