Arrestimi i ish-zyrtares së Kryeministrisë, deputeti demokrat: “Kamerdarja” e shpëtimit nga debati për McGonigal

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Sula shkruan në një postim në “Facebook” se ky është bërë një seknar i përsëritur, kur sa herë del një skandal që rrezikon qeverinë, ai mbulohet me një tjetër skandal për të hequr vëmendjen.

Reagimi i plotë:

Alda Klosi “komardarja” e shpëtimit nga debati për McGonigal.

Që nga mbrëmja e djeshme mediat janë mbushur me lajme nga arrestimi i zyrtares që ruante paratë e vjedhura nga qytetarët në dyshek. Madje edhe prokuroria duket se është treguar bujare pikërisht tani për të shpërndare dëshmitë e “skifteres” së zyrtarëve Rozeta.D.
Në fakt vendqëndrimi i Klosit është ditur që në ditën e parë kur u zbuluan paratë e deklaruara, dhe ajo do të kishte shijuar jetën e saj, por “fatkeqësisht” për të qeverisë i ndodhi një thagmë më e madhe, skandali McGonigal ndaj duhej arrestuar që debati të orientohet drejt saj dhe jo te i pari i qeverisë.
Ky është një skenar i përsëritur tashmë që sa herë që qeveria ndodhet në rrezik për shkak të një skandali, një tjetër skandal del për të shpërqëndruar opinionin publik.
Ndaj edhe nëse e keni vëne re, për të marrë me të mirë qytetarët për të mbulu skandalin, qeveria ka vazhduar për tre ditë rresht duke ulur çmimin e karburantit.
Vëmendja këtu mund të ikë nga McGonigal por Kongresi Amerikan i merr seriozisht gjërat. /albeu.com

 


Shtuar 4.02.2023 12:21