Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, reagon Rrumbullaku: Veprimet e policisë janë të autorizuara

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Në një deklaratë për mediat, Rrumbullaku tha se nuk ka tagër për të dhënë shpjegime për këtë rast.

Ai shtoi se për këtë është i autorizuar prokurori i çështjes dhe se policia ka qenë e autorizuar për të kryer arrestimin.

“Në lidhje me rastin, kemi pasur një deklaratë të dhënë nga drejtuesi i prokurorisë së Vlorës. Çështjet që lidhen me hetimin është në tagrin e prokurorit për të dhënë shpjegime të mëtejshme. Ju siguroj që të gjitha veprimet e policisë janë veprime të autorizuara nga prokuroi në kushtet e realizimit të një akti kriminal, për të cilin polica është e detyruar të ndërhyrë’, u shpreh ai.

 

 


Shtuar 12.05.2023 18:39