Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, është shprehur se do të ketë arrestime të shumta edhe në Kadastra.
Lame është shprehur se ajo që ndodhi me Kadastrën e Durrësit do të ndodhë edhe me atë të Tiranës.
Komentet Lame i bëri teksa ishte i ftuar në “Opinion”, ku tha se shumë shpejt do të shohim edhe Tiranën si historia e Kadastrës së Durrësit ku pati disa të arrestuar, për tjetërsim të pronës.
“Së shpejti do të shohim edhe në Tiranë atë që ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, pasi ka patur mbivendosje të pronës”, deklaroi Lame.
Kujtojmë që në tetor të vitit 2019-të, u arrestuan 18 punonjës mes të cilëve juristë, drejtorë dhe ish-specialistë. Këta punonjës u arrestuan me akuzën e tjetërsimit të sipërfaqeve të tokave, ku ua kishin shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.
Mes të arrestuarve ishin ish-kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj, ish-drejtoresha e Hipotekës në Durrës, Edlira Nova.
Emrat e të arrestuarve në tetor të vitit 2019-të:
Ardian lIjazaj ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Edlira Nova ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Adrian Kona ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Sulejman Ibrahimi ish-Kryetari i Komunës Ishëm.
Gjon Beshi ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë.
Bledar Zerba ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Malvina Deçka ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Renaldo Pastërma ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Mikel Zaho, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Rovin Meqja, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Dorian Kollaj ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.
Enver Shima, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë.
Latif Mullai, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë.
Luigj Bushaj, përfitues toke.
Gjon Proja, përfitues.
Gjergj Bushaj, përfitues.
Albert Doda, përfitues.
Lek Ndoji, përfitues.